NGA YLLI DYLGJERI*

Kur dorëhiqen deputetët…

Hapet votimi me elektronikë.

118 pro. 1 kundra. Kuvendi vendosi që deputeti X, ti dorëzohet prokurorisë…

Pas dy orësh një deputet tjetët Y jep dorëheqjen nga mandati dhe grupi i PS-së…

I dorëzohet prokurorisë…

E kështu me radhë 1, 2, …Vallë janë më shumë deputetë të inkriminuar se germat e alfabetit të shqipes?

I lexoj dhe jetëshkrimet e tyre. Gjithçka shkruhet aty, nga lindja, vuajtjet, emigracioni, burgu, kthimi, edukimi, investimi, rekrutimi, votimi, hetimi, mashtrimi, shkarkimi…dhe asnjë fjalë për kontributin dhe aktivitetin si i majtë?

Nga erdhën këto bij nënash?

Anarshinë dhe kaosin thonë politologët e sjell Urdhëri. Kush ka të drejtë të nxjerrë Urdhër në këte vend? Sipas ligjit urdhër nxjerr…

Ahh po, desh harrova:

Urdhër nxjerr edhe Ministri, për fillimin procedurave disiplinore, se kam ardhur me vonesë në zyrë. Erdha në orën 08.03. Edhe ky është krim?!

Pres ndëshkim.

Jemi duke ngritur shtetin ligjor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: