TIRANE– Fillimi i muajit tetor shënon edhe periudhën kur hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Dhe me afrimin e këtij muaji, ka ardhur në rritje edhe interesi i qytetarëve për më shumë informacion. Nisur nga kjo, Ambasada Amerikane në vendin tonë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, njofton se aplikimet fillojnë nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00.

“??️ | Duke filluar nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë për ju është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Udhëzimet mund t’i gjeni këtu ? https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb