SHBA
Hilaria Baldwin ka folur për mediat lidhur me mundësinë që TLC të xhironte një sezon të dytë të reality show-t të tyre, “The Baldwins”. Gjatë intervistës, një moment i papritur tërhoqi vëmendjen, kur ajo reagoi ashpër ndaj bashkëshortit të saj, aktorit Alec Baldwin.
Teksa prezantuesi pyeti nëse shikuesit mund të prisnin një sezon të dytë të emisionit, Alec ndërhyri me shaka, duke thënë se programi duhej të quhej “The Hilaria Show”, duke lënë të kuptohej se gruaja e tij ishte ylli kryesor i tij.
“Do të shohim se si do të reagojë publiku,” u përgjigj Hilaria, ndërsa Alec shtoi me humor: “Do të jetë shumë mirë. Ju jeni fituesja.”
Por duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Hilaries, e cila reagoi menjëherë, duke e surprizuar të gjithë. Ajo u kthye nga bashkëshorti dhe i tha prerazi: “Kur flas unë, ti hesht.” Alec, i zënë ngushtë, mundi vetëm t’i kërkonte falje, por ajo e përsëriti sërish duke ngritur duart lart: “Kur flas, ti hesht.”
Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, Hilaria më pas u kthye nga mikrofoni dhe tha me shaka: “Pra, thjesht do të na duhet ta heqim atë nga emisioni.”