Deputeti i PS-së Erion Braçe i ka kërkuar deputetes së PD-së Albana Vokshi të ulë tonet e zërit, teksa zhvillohej mbledhja e “Sterilizimit”.
Komisioni Hetimor për Sterilizimin është mbledhur sot në seancë, por nuk ka mundur të zhvillojë një mbledhje normale. Deputetja e PD-së Albana Vokshi është kapur me kolegët socialistë dhe tonet mes tyre kanë qenë të acaruara duke kaluar dhe në fyerje mes palëve apo kërcënime.
Kjo gjë ka shqetësuar dhe punën e komisioneve të tjera parlamentar, e me sa duket dhe Erion Braçen, i cili drejton komisionin e Dezinformimit.
Braçe ka hyrë në Komisionin që drejton Vokshi dhe i ka kërkuar të mos bërtasë. Ky është momenti i ndërhyrjes së Braçes i siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa.