Shtëpia Studio Kadare në Tiranë ka çelur një ekspozitë me dorëshkrimet e letërkëmbimet e shkrimtarit të njohur shqiptar. Mes tyre gjendet edhe një letër që nobelisti gjerman, Gunter Grass, i shkruan Kadaresë për ta ftuar në një takim europian kur intelektualët kanë një mision përtej letrar.
Anisa Ymeri, drejtore e shtëpisë studio “Kadare”: Më 1987 i shkruante Kadaresë në emër të Akademisë se Berlinit, që të ishte pjesë e mendimit europian për të folur për çështje përtej letrare për një takim european për të folur se si dy blloqe Lindje e Perëndim, nuk duhej të ishin më dy blloqe politike që ndanin por do të duhej të gjenin ura lidhëse.
Ekspozita sjell edhe dorëshkrime romanesh të Kadaresë, të daktilografuara dhe me shënime mbi to, siç janë lënë nga shkrimtari i njohur që u shua në korrik të vitit të kaluar. Botuesi i tij, Bujar Hudhri, vlerësoi dorëshkrimet.
“Kadare ishte besnik i shkrimit me dorë, nuke provoi kurrë shkrimin në kompjuter si shumë shkrimtarë botërorë. Ju shikoni to fletë që duket se nuk thonë asgjë, por bukuria dhe kuptimi i këtyre dorëshkrimeve është i pakrahasueshëm për dikë që ka lidhur jetën me të e përt studiuesit e shkencëtarët”.
Ekspozita qëndron e hapur deri në shkurt.