Një video në internet është mjaft e klikuar dhe kjo vetëm falë tifozëve të Napolit si dhe ish-yllit të tyre të dikurshëm, Gonzalo Higuain. Në një takim të vlefshëm për “Uefa Champions League” në “San Paulo”, komentatori në stadium iu bën thirrje të gjithë të pranishmëve për të thërritur në kor emrin e argjentinasit.

Për këdo futbollist do të ishte një frymëzim që rreth 65.000 veta të brohorasin njëkohësisht emrin e tënd në stadium. Por ky është rasti kur dashuria kthehet në urrejtje. Kjo sepse Gonzalo në merkaton e verës braktisi napolitanët dhe zgjodhi të bashkohej me kundërshtarët e tyre në kampionat, Juventusin.

Ndoshta kjo video mund të ketë ndikuar edhe tek Zlatan Ibrahimoviç. Pak kohë më parë agjenti i tij, Mino Raiola u shpreh: Zlatan e adhuron Napolin dhe sidomos tifozët e kësaj skuadre, ai dëshiron që një ditë t’i bashkohet kësaj skuadre. Mesa di unë as presidenti De Laurentis nuk është kundër”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb