Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën e tij të përjavshme “Sy m’Sy”, ku çdo të martë dhe të enjte komunikon drejtpërdrejt me ndjekësit në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të tyre.

Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili me ironi e pyeste se kur ishte hera e fundit që ka qenë në Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri iu përgjigj se vizita e fundit ka qenë në kohën kur ka pasur punë atje, ndërsa është ndalur edhe tek non gratat e kreut të PD.

Ja dhe një tjetër. “Kur e ke pasur vizitën e fundit”. Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam punë të shkoj në USA, cfarë problemi ke ti tani, si e ke ti hallin? Ty të kanë thënë që nuk shkoj unë dot në USA, kush ta ka thene non grata ta ka thënë? Se hoqi dorë Edi Rama, nuk e përmend më non grata-n, po nuk e përmend më non grata-n se nuk kam pas arsye dhe nuk jam duke bërë këtë sot me këtë komunikim, në këto kohë dhe në këtë rrugë drejt finishit ku ka gjëra më të rëndësishme se non grata. Po meqë ma përmendi këtë, a u hoq ajo non grata se nuk e kam marr vesh këtë informacion, u hoq ajo? Po tani si keni fytyre që mbasi i thanë shqiptarëve që u hoq non grata, do hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo. Nejse, nuk kanë rendeis këto dhe nuk kanë pikë rëndësie dhe ato që thuhen lartë e poshtë, muhabete lagjesh, tamam muhabete lagjesh, nuk kanë pikë rëndësie dhe këto sharje. 

Ja urdhëro. Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri. Kur do të besojë njeriu budallëkun, beson budallëkun, nuk ke fare çfarë i bën. Prandaj edhe të verbrit më të mëdhenj janë ata që kanë sytë por s’duan të shikojnë. Prandaj dhe shurdhët më të mëdhenj janë ata që kanë veshët dhe s’duan të dëgjojnë. Se sheh e dëgjon njeriu por kur s’do të shohë dhe s’do të dëgjojë, është e kotë. Është komplet e kotë. 

“Tallu o tallu se kështu e do ky milet çyryk i tëri nga veriu në jug”. Këtij mileti ti dhe kush e keq përflet i merr të keqen i dashuri im se ky milet të jep ujë në bisht të lugës kur i thonë fjalës. Pa asnjë diskutim.“, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb