Malli për familjen e miqtë është më i madh kur je larg. Këngëtarja Rovena Ibrahimi tregon se si e shohin si një copëz Shqipëria kur këndon mes emigrantëve.

Kënga e saj “Do vij nënë”, ka vargje shumë prekëse dhe ndërsa këndon, ata hapin celularët, marrin nënat e tyre e përloten nga malli dhe pamundësia për të qenë pranë.

“Më takojnë sikur njihemi prej vitesh, kalojmë kohë bashkë”-thotë këngëtarja ndërsa flet për herë të parë për pjesën e prapaskenave ku njerëzit argëtohen duke kënduar e kërcyer.

Gjatë intervistës, këngëtarja Rovena Ibrahimi u ndal tek këngët që për të janë ndalesa kuptimplota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb