TIRANË- E veshur sportive, xhinse dhe një bluzë të zezë, zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj gati nuk dallohet fare mes studentëve kinezë. Ajo ka qenë për një vizitë në një shkollë me nxënës kinezë që flasin shqip.

Por ajo që është më e bukura, është vallja me të cilën po kërcen zëvendësministrja dhe nxënësit kinezë.

Një valle e shtruar ‘pogonishte’ duket se i ka bërë një, zyrtaren shqiptare dhe nxënësit e drejtuesit e shkollës kineze, që duken shumë të kënaqur dhe madje e ndjekin shumë mirë ritmin.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/RadioEjaniFM106/videos/1302276436493260/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb