Rusi Michail Zorin, i cili bashkë me dy miqtë e tij do të dalin para Gjykatës së Elbasanit nesër në orën 11:00, për masën e sigurisë për ‘Spiunazh’, ka mbërritur në vendin tonë nga pika e Kalimit Kufitar e Muriqanit, duke udhëtuar me një biçikletë sportive.
Sipas të dhënave të dosjes hetimore, rezulton se ai ishte nisur nga Çekia, ku ndiqte studimet dhe ka qenë në disa vende, ku ka lëvizur me biçikletë, raporton BalkanWeb. Duke iu referuar dosjes, ai pohoi se kishte vizituar Shkodrën, Tiranën, Elbasanin, Çorovodën, Korçën dhe më pas kishte shkruan në Gramsh, ku ndodhi edhe incidenti, ku u plagosën dy ushtarë.
“S’po sulmoja njeri. Por ku ata (ushtarët) m’u sulën iu hodha lëndë lakrimogjene.”, -tha i riu duke sqaruar momentin e sulmit ndaj dy ushtarëve që ruanin uzinën e armëve në Gramsh.
Konkretisht Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri para 5 ditëve nga Rinasi, dhe Mikhail Zorin nga Muriqani dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov me makinën ‘Chevrolet’ nga Porti i Durrësit. Autoritetet thonë se 3 të rinjtë pretendojnë se janë blogerë dhe se në Shqipëri kishin ardhur për turizëm.
(BalkanWeb)