NGA MENTOR KIKIA*
Në lagjen e VIP-ave, në Qerret të Kavajës, ka plasur lufta. Atje banon elita (jo për nga mendja) e Tiranës. Ka atje ministra, bankierë, deputetë, edhe gazetarë(se di si mund të bëhet me vilë nja nga soji ynë rrogëtar, po nejse…). Brenda fshatit të tyre ata ndjeheshin të vecuar prej nesh, popullit të thjeshtë. Por edhe aty nuk i lanë rehat. Edhe brenda fshatit të të pasurve dhe të të pushtetshmëve, që unë po e quaj nomeklaturë, ka trazira. Frangaj, që mesaduket ishte vetëshpallur kryeplaku i fshatit, i kishte bërë letrat fushave të sportit dhe parkut, dhe i futi fadromat të bëjë pallate. Populli tjetër, që jetojn jashtë “getos” se nomeklaturës, fërkoi duart: Kokat hëngshi, çtë bëjmë kur na bien më qafë neve, por njeri-tjetrit, qindin ti punojnë.
Por kur u punojnë qindin njëri-tjetrit, ata na kanë punuar të mijëtat neve ama. Dhe cudia e madhe në këtë rast është sesi është e mundur që Frangaj paska legalizuar pallate a diç tjetër me disa kate(sic pretendohet nga banorët e fshatit VIP), pa i ndërtuar fare? Historia ka treguar se Sandrin se pengon asgjë kur i hipën fadromës. Ne fakt mua nuk me shqetëson shqetësimi i “fshatarëve” të Nomeklaturës, por me shqetëson harbutëria e Nomeklaturës që nuk pyet për asgjë lloj shteti. Ose më saktë më shqetëson ky palo shtet, që bëhet postiqe për bythët e Nomeklaturës. Më shqetëson që Nomeklatura është gjithmonë e tillë, pra arrogante dhe harbute ndaj të tjerëve, sado të ndërrohen qeveritë dhe gjithmonë qeveritë janë vegla të saj. Banorët e tjere te fshatit te Nomeklaturës bënë denoncime poshtë e lart, bënë edhe letra e peticione në të gjithë zyrat e shtetit, edhe tek komisariati dixhital, por askush nuk ka ndërhyrë.
Natyrisht me vjen edhe keq edhe për ata që i kanë blerë vilat me para pune të ndershme, pasi jo të gjithë të pasurit janë hajdutë dhe harbutë, e tani Sandri po ua zë edhe detin edhe diellin.
Por me keq më vjen për kushuririn tim. Ai jeton e punon në një fermë në Greqi. Mezi ndërtoi një shtëpi, të cilën ende nuk e ka legalizuar pasi prêt radhën. Por taraca i pikonte dhe kur erdhi këtë verë, vendosi ti bëjë një cati, që të ikte me mendjen e mbledhur për shtëpinë. Por sapo nguli gozhën e parë, kushëriri tjetër njoftoi komisariatin dixhital dhe brenda një ore ia behu furgoni i policisë. E liruan te nesermen, pasi pagoi kuptohet, dhe ai tentoi sërish të bënte catinë dhe sërish kushëriri tjetër, vigjilent, bëri detyrën patriotike. Atëherë ai iku duke thanë: Në hale vaftë shtëpia, me gjithë polici, me gjithë Shqipëri, me gjithe kusheri. Dua m… unë që vij këtu.
(d.b/BalkanWeb)