Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh pro hyrjes në Aleancën Euroatlantike të Ukrainës. Në një konferencë për mediat në krah të presidentit Zelensky, Stoltenberg tha se kur Putin pushtoi Ukrainën, ai nënvlerësoi trimërinë e popullit Ukrainës dhe e ushtrisë si dhe dedikimin e lidershpit te saj.

“Kur Putin ju pushtoi, ai nënvlerësoi trimërinë e popullit Ukrainës dhe te ushtrisë si dhe dedikimin e lidershpit të saj.

Ju kemi mbështetur me disa miliarda, tashmë përmes një pakete ne do e afrojmë Ukrainën me NATO-n. Kemi krijuar këshillin Ukrainë-NATO. Ne ju kemi hequr një pikë planin e veprimit dhe do t’ju ofrojmë ftesën kur aleatët të bien dakord dhe kur të krijohen kushtet. Vendimet e marra kanë hapur një kapitull të ri mes NATO-s dhe Ukrainës. Sot ne takohemi si të barabartë. Mezi pres ditën që do ju kemi aleatë”, tha kreu i NATO-s.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb