Mame Fily Sall është një djalosh 21-vjeçar që ëndërronte të bëhej futbollist. Ai erdhi në Itali nga Senegali në moshën 13-vjeçare për t’ju përkushtuar ëndrrës së futbollit.

Djaloshi u regjistrua te akademia e Veronës ku qëndroi deri në vitin 2016, kohë kur klubi italian vendosi se ai nuk i kishte cilësitë e duhura për të qëndruar në këtë ekip dhe e dëboi.

Në këtë moment jeta e tij merr një tjetër rrjedhë. Zhgënjimi i madh që i solli dëbimi nga Verona bëri që ai të kishte një urrejtje të madhe për perëndimin.

Sall nisi kështu të planifikonte një sulm me disa substanca kimike dhe me armë zjarri. Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë kishte planifikuar të bënte, por policia e pikasi në kohë.

Ai kishte porositur Mërkur në internet dhe tentoi të blinte një armë pa leje. Ndërkohë, ishte bërë një radikal i islamit dhe merrte predikim nga një imam në një televizion senegalez.

Sall u përcoll për në aeroport nga policia italiane dhe duke parë rrezikshmërinë që paraqet u dënua të mos lejohet të shkelë territorin e Italisë për 5 vite.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kur-refuzimi-i-nje-ekipi-sjell-pasoja-je-se-si-u-kthye-futbollisti-ne-terrorist/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb