Një histori e denjë për një film, e jo një film i zakonshëm, por për “Oscar”. Në Itali, sot është publikuar një rrëfim i rrallë nga ana e Damiano Tommasit, ish futbollisti i famshëm i Romës, aktualisht i përfshirë në politikë, pasi mban postin e Kryebashkiakut të Veronës. Ai rrëfeu një histori të jashtëzakonshme, se si një tifozës i Romës, 23 vite më parë i mbijetoi tragjedisë së Kullave Binjake në SHBA nga sulmu famëkeq terrorist.
Ky tifoz punonte tek kullat, por ditën që tragjedia ndodhi, ekzatësisht 23 vite më parë, zhvillohej edhe ndeshja e parë e fazës në grupe të Uefa Champions League, mes Romës dhe Real Madrid. Ai kishte kërkuar të merrte leje nga puna atë ditë, pikërisht për të ndjekur këtë sfidë, duke qenë se ishte tifoz i Romës. Sipas asaj që Tommasi theksoi, drejtuesit e kishin refuzuar lejen e kërkuar nga tifozi, por ai gjithsesi refuzoi atë ditë të shkonte gjithsesi në punë. Të gjithë kolegët e tij vdiqën atë ditë nga sulmi terrorist, ndërsa ai shpëtoi dhe kjo falë….një skuadre futbolli.