SHBA

Dua Lipa është një nga figurat shqiptare që ka arritur të krijojë karrierën e saj në SHBA. Së fundmi Dua ka nisur një lidhje të re dashurie, me vëllain e motrave të famshme, Hadid Anëar Hadid.

Që prej kohës që u nda nga ish-i dashuri i saj Isaac Careë, këngëtarja shqiptare është parë shumë e lumtur krah të dashurit të ri. Javën e kaluar këngëtarja shqiptare ishte e pranishme dhe në festën e ditëlindjes së motrës së tij, Bella Hadid.

Dua Lupa

Por çuditërisht, Dua papritur ka vendosur të mbyllë profilin e saj në Instagram, ku edhe ka qenë shumë aktive. Siç mund ta shihni profilin e saj, këngëtarja nuk ka më asnjë foto apo video në Instagram, megjithatë vazhdon të ketë 34.9 milionë ndjekës në profilin.

Nuk dihet ende pse Dua ka marr një vendim të tillë apo ndoshta këngëtares i është hakuar faqja e Instagramit? Këngëtarja e njohur shqiptare kishte lajmëruar se së shpejti do të sillte në treg albumin e ri.

(BalkanWerb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: