KURBIN

Policia e Kurbinit ka arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim policor.

Uniformat blu informojnë se në pranga kanë rënë dy persona, njëri i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe tjetri për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Kapen dhe ndalohen dy shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit P. K., 53 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Mars 2017, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në Nëntor 2018, Gjykata Shkallës Parë Kurbin ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për  veprën penale “Dhuna në familje”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb