Fletushka ku bëhet thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Kurbinit janë hedhur këtë paradite në shtëpitë e kurbinasve. Mëngjesin e sotëm banorët e Laçit sapo janë zgjuar kanë gjetur poshtë dyerve letra me thirrje për bojkot të votimit. Denoncimi është bërë nga vetë qytetarët në polici dhe pranë komisariatit dixhital.
“Dyshja Rama­Meta po na kujtojnë kohën e komunizmit, ku ishte vetëm një kandidaturë, ata vendosën që ta lejnë Kurbinin vetëm me një kandidat, me kandidatin e PS­së, i cili mbetet kryetari më I dështuar në 25 vjet, pasi për 4 vite nën drejtimin e tij në qytetin e Lacit nuk bëri asgjë”­ thuhet në mesazhin
e shpërndarë.
Policia pas marrjes së njoftimit procedimin penal dhe bën me dije se po punohet për gjetjen e autorit të hartimit dhe shpërndarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb