KURBIN- Policia e Kurbinit ka vënë në pranga tre persona pasi akuzohen për vjedhjen e 250 litrave naftë. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë Nezir Koçja, 21 vjeç; Blerim Tema, 35 vjeç si dhe Agustin Lleshaj 32 vjeç, që të tre banues në Fushë-Krujë.

Tre personat janë kapur në Perlat me mjetin e tyre tip “Ford” me targa AA 568 CU me 250 litra naftë të cilën e kishin vjedhur tek antenat e një kompanie telefonike në Kurbnesh. Policia ka sekuestruar naftën në cilësinë e provës materiale si dhe disa sende të tjera. Materialet në ngarkim ndaj tyre i janë referuar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Kurbinit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: