KURBIN- Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është vrarë me armë zjarri. Burime nga policia e Kurbinit bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gallatë, rreth orës 15:00.

Pasi është njoftuar për ngjarjen, forcat policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar.

Bëhet fjalë për Tom Lalën, 69 vjeç, banues po në këtë fshat. Sakaq, deri më tani nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: