Në menaxhimin tonë të kohës jemi mësuar me data që përsëriten me ritme të rregullta. Ky është rasti i festave private ose festave publike. Kështu, ditëlindja ime përsëritet gjithnjë në të njëjtën datë. Sikurse ndodh me Krishtlindjet që janë gjithnjë më 25 dhjetor.

Gjithashtu dimë se hebrenjtë dhe myslimanët festojnë festat e tyre fetare në data të ndryshme, sipas viteve, në raport me kalendarin civil që përdorim zakonisht.

Festa kryesore në kalendarin liturgjik (kalendari i krishterë që përcakton festat e pandryshueshme dhe ato të ndryshueshme), më e rëndësishmja nga të gjitha, është festa e Pashkëve, ajo kur festohet Ringjallja e Krishtit. Nga kjo festë varen fillimi i kreshmës (festimi i hirit), festa e Ngjitjes (40 ditë para Pashkëve) dhe ajo e Rrëshajës (50 ditë pas). Por datat e këtyre festave janë të ndryshme.

Për ta kuptuar këtë në mënyrën më të thjeshtë duhet ta fillojmë nga kalendari hebre. Në epokën e Krishtit, një vit hebraik ishte i ndarë në muaj hënorë. Këto muaj përbëheshin nga 29 ditë e gjysmë. Për arsye praktike ato u bënë me 29 ose 30, duke u alternuar.

Megjithatë, kalendari hebre duhet të përmbushë një detyrim biblik, të ruajë nizamin, muaji i parë i vitit hebre dhe të festojë Pashkët. Në fakt Pashka hebraike mund të zhvillohet vetëm në pranverë.

Është hëna e parë e plotë në pranverë që përcakton datën e Pashkëve hebraike. Meqenëse Krishti vdiq ditën e Pashkëve hebraike, kisha vendosi të festojë këtë ngjarje duke respektuar traditën e hebrenjve. Kësaj i shtohet edhe dëshira për ta festuar në ditë të diele, që si çdo e diel simbolizon ringjalljen e perëndisë, por në mënyrë më pak solemne se sa ajo e Pashkëve. Kështu që të krishterët festojnë Pashkët të dielën që vjen pas hënës së parë të plotë në pranverë.

Por për t’i ngatërruar edhe më shumë gjërat, ndodhi, që për të rakorduar kalendarin me xhirot e Diellit, papa Gregori XIII hoqi dhjetë ditë nga viti më 1582. Nga ana tjetër, ortodoksët nuk e ndoqën këtë ndryshim. Që prej asaj kohe kemi diferencën në data mes Pashkëve ortodokse dhe atyre katolike./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: