Tajlanda ka një monark të ri, Mbretin Maha Vajiralongkorn i cili u kurorëzua sot.

Mbreti 66-vjeçar erdhi zyrtarisht në fron sot, në ditën e parë të ceremonive që do të zgjesin deri të hënën dhe pritet të kushtojnë 30 milionë dollarë. Të gjitha aktivitetet po transmetohen nga televizioni.

Për shumë tajlandezë kjo është hera e parë që shohin procesin e kurorëzimit të një monarku, pasi babai i mbretit të ri, i cili erdhi në fron në 1950 u kurorëzua në ceremoni private, raporton Voa.

Mbreti Vajiralongkorn e trashëgoi fronin nga i ati që në vitin 2016 kur vdiq mbreti i mëparshëm, por deri tani sundimi i tij nuk ishte zyrtarizuar.

Tajlanda është monarki kishtetuese dhe mbreti gëzon pushtet të kufizuar, por për shumë tajlandezë familja mbretërore ka një fuqi thuajse hyjnore. Ligjet që janë në fuqi ndëshkojnë çdo akt ofeze ndaj familjes mbretërore.

Të mërkurën mbreti shpalli martesën me gruan e katërt, e cila shërbente si roje e tij personale dhe më parë ka qenë stjuardesë. Ai e shpallë atë Mbretëresha Suthida.

Mbreti ka shtatë fëmijë nga tre martesat e mëparshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb