Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.08 lekë, krahasuar me ditën e martë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.05 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 90.19 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99.61 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 118.03 lekë ose 0.19 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 106.67 lekë ose 0.17 lekë më shumë se një ditë më parë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb