TIRANE

Pas ceremonisë së hapjes së kursit të oficerit të policisë kriminale, vjen edhe nje reagim nga ish-deputetët e LSI-së. Ish-deputeti Endrit Braimllari shkruan se kryeministri Edi Rama me udhëzimin e ministrit Sandër Lleshaj, kërkon të instalojë në vend juntën ushtarake.

Braimllari e argumenton këtë lëvizje të gabuar për faktin se me përgatitjen e ushtarake njihet arti i luftës dhe jo parandalimi dhe kapja e autorëve.

Postimi i Endrit Braimllarit

Edi Rama me udhëzimin e Sandër Lleshit për të përfshirë efektivët e forcave speciale të ushtrisë në Policinë e Shtetit kërkon të instalojë në vend juntën ushtarake.
Edi Rama me këtë udhëzim mbyll rrugën për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit studentët e Akademisë së Sigurisë.

Forcat e Armatosura veprojnë në raste të përcaktuara qartë nga ligji 64/2014 neni 22 për “Përdorimin e forcave të armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”
Përgatitja ushtarake njeh artin e luftës kurse përgatitja e efektivëve të policisë ka të bëjë me parandalimin, zbulimin dhe kapjen e autorëve.
Edi Rama me këtë veprim kërkon të fusë Ushtrinë në Policinë e Shtetit.

Frika nga protestat qytetare i ka hyrë në palcë sepse është i vetëdijshëm që revolta qytetare rëndon drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, mbi hajdutërinë, korrupsionin, arrogancën dhe krimin e organizuar që ka suportin e Edi Ramës.
Nuk do ketë skemë ushtarake që do të ndalë revoltën qytetare.

Nesër më datë 5 Mars të gjithë bashkë në protestën qytetare tek sheshi para parlamentit të krimit dhe të hajdutërisë.

Krahas tij, kanë reaguar edhe deputetët e LSI-së, Floida Kërpaçi dhe Erisa Xhixho. Kërpaçi shkruan se argumentetet e Policisë së Shtetit janë qesharake dhe të turpshme dhe se e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese.

 Postimi i Erisa Xhixhos

E drejta per te protestuar nje e drejte kushtetuese neni 47 i Kushtetutes.

Te degjoj argumentimet e policise shtetit qe refuzojne kerkesen e qytetareve per proteste eshte sa qesharake dhe e turpshme.
E drejta per protestuar eshte fituar prej shekujsh nuk mund te refuzohet pasi ajo vetem mund garantohet ne ushtrimin e saj nga Policia Shtetit e cila qartazi tashme eshte kthyer ne nje polici politike.

Une kam qene deshmitare e protestave mese paqesore, ku asnje polic nuk eshte dhunuar perkundrazi kam pare dhe perjetuar helmimin nga gazi qe kane hedhur pa kriter ndaj protestuesve dhe qytetareve, grave, femijeve qe studionin ne shkollen profesionale ekonomike ( ish pedagogjike) afer Kuvendit.
Perkundrazi provokimet ndaj saj kane qene permanente.

Ne kemi zgjedhur te kundershtojme me forcen e njerezve e rezistences popullore parlamentin ilegjitim duke ndertuar parlamentin e qytetareve dhe lirise sa here do kete seance parlamenti i Rilindjes, ndaj ta harroj cdo kush qe mendon se mund te na friksoje ose intimidoje.

Asnje hap pas.

Ndërsa Floida Kërpaçi ndan në faqen e saj të ‘Facebook’ një video të masave të marra nga të rinjtë e LRI-së për mbrojtjen ndaj lëndëve helmuese.

 Postimi i Floida Kërpaçi

Kjo video tregon mënyrën për tu mbrojtur ndaj lëndëve helmuese luftarake të Edi Ramës!

Përgatitur nga të rinjtë e LSI, Gjithmonë gati ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb