Partizani zhvillon sot stërvitjen e fundit në kuadër të ndeshjes së të dielës kundër Elbasanit, e vlefshme për javën e nëntë të Kategorisë Superiore. Trajneri Veselinoviç ka pasur një tjetër hapësirë prej kombëtareve për t’i dhënë skuadrës ngarkesa fizike dhe për të injektuar ide të reja, teksa prej tri ditësh gjithçka është kaluar te plani për betejën me Elbasanin, një provë force, ku të kuqtë do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi, që do të konsolidonte akoma më shumë pozitën e tyre në renditje, por edhe vetëbesimin.

Sa i përket formacionit, ka një dyshim mbi Andi Hadrojn, i cili ka pasur një shqetësim të vogël në gju, që gjithsesi e ka shqetësuar dhe ka vënë në dyshim serioz praninë e tij në ndeshjen e së dielës në orën 17:00, ku të kuqtë kërkojnë fitoren e tretë radhazi. Në rast se nuk luan pukjani, teorikisht Osmanllari do të debutonte në ndeshje zyrtare.

Zguro vijon i pezulluar, teksa pjesa tjetër e ekipit janë të gatshëm për ndeshje. Formacioni nuk pritet të ketë ndryshime në krahasim me ndeshjet e fundit, ku gjithçka ka shkuar si duhet. Bytyçi pritet sërish në të majtë, teksa Ismaili ka bindur në mesfushë. Në sulm balotazhin në qendër pritet ta fitojë Mba, pasi Bintsuka është bashkuar me ekipin vetëm ditën e djeshme. Stërvitja e sotme, e fundit para ndeshjes, është vendimtare për të gjitha detajet.

Formacioni i mundshëm i Partizanit: Qirko, Osmanllari, Preka, Sembene, Bytyçi, Mba, Ismaili, Mehmeti, Rrapaj, Zeka, Mba, Cara

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb