Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me delegacionin nga Qeveria e Kosovës, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci bëri homazhe pranë Monumentit të Atdheut.
Kurti ka vendosur një kurorë lulesh në nderim dhe kujtim për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në luftën për liri.
Kryeministri Kurti gjatë vizitës në Kroaci është takuar me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe zhvillimet aktuale.