Gazetari Alfred Lela tha se Vetëvendosja e Albin Kurtit po bëhet gati për të krijuar parti në Tiranë. Sipas tij, Kurti i çoi shenja Ramës sot me reagimin për situatën në Astir, pas përplasjes mes banorëve dhe punonjësve të policisë e IKMT.

Lela tha në emisionin “Real Story”, në News24, se VV hapi një zyrë në Tiranë dhe tani ka bërë “çiftim” me një ish-socialist, Ditmir Bushatin. Më tej, ai deklaroi se dy politikanët më të rrezikuar nga VV e Albin Kurtit në Tiranë janë Erion Veliaj dhe Lulzim Basha.

“Vetëvendosja po bëhet gati dhe do të ketë gomarin e vetë të Tiranës. E kemi parë te takime informale të liderit të VV me njerëz të medias. E kemi parë më parë me hapjen e një zyre, që është regjistruar si OJQ. Kemi parë dhe çiftime të një ish-socialisti, Ditmir Bushati, për t’u bërë vetëvendosës. Pra, e ka një qëllim, një gomar ose kalë në betejën e Tiranës.

VV është më e rrezikshme për Veliajn dhe Bashën. Vijnë për të dëmtuar partitë legjendare, por dëmtojnë dy më të rinjtë e partive. Beteja e ardhshme e madhe politike këtu do jetë, unë e shoh si betejë Basha-Veliaj dhe kush vjen nga VV, këtë trekëndësh shoh. Kurti po i çon shenja Ramës”, deklaroi Lela.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb