PRISHTINË- Kreu Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë  duartrokitje dhe brohoritje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, që është paralajmëruar si pika e fundit e takimit e protestuesve që kundërshtojnë idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë të propozuar nga presidenti Hashim Thaçi.


Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, ndërsa nuk kanë munguar parullat ,të cilat mbani përshkrime të ndryshme. Gjithashtu, kishte në mesin e protestuesve, persona të cilët kërkonin me parulla edhe  demokraci.


“Me hajna nuk ka shtet”, “Albin Kurti”, “Luginën e duam sa Prishtinën”, ”Demokraci”. Me flamurin  shqiptar, protestuesit kundërshtojnë në formë të prerë idenë e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh apo ndryshimin e tyre me Serbinë.


“Ne jemi të zemëruar si rrallë herë më parë, por jemi të bashkuar si rrallë herë më parë. Pavarësia është dashur të jetë për qytetarët dhe jo për pushtetarët. Qeveria po na rritet e shtetit po na zvogëlohet, prandaj populli duhet të ngrihet. Kosova është e kapur, sepse po bashkëpunojnë me okupatorët. Prej adoleshentëve e deri tek prokurorë po largohen nga vendi. Ne jemi këtu në shesh, sepse duam që ato nuk duhet të jenë në pushtet’, tha Kurti.

(n.m/BalkanWeb)