Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paraditen e së hënës ka pritur në zyrë ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Burime të Reporteri bëjnë të ditur se do të ketë edhe adresim para mediave në ora 10:00.
Kujtojmë, se i menjëhershëm qe reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, të cilët dënuan ashpër dhe thanë se do po monitorojnë situatën nga afër dhe do të japin mbështetjen për një hetim gjithpërfshirës, dhe se kanë ofruar mbështetjen e tyre Qeverisë së Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës.” thuhet në reagimin e Ambasadës.