Kreu i LVV-së, njëherazi kandidat për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel ka takuar Komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. “Sot, në Komisionin Evropian në Bruksel, takova Komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, z. Johannes Hahn. Një takim tjetër pata edhe me Zëvendës Drejtoren Menaxhuese për Evropë perëndimore, Ballkanin perëndimor dhe Turqinë në European External Action Service, znj. Angelina Eichhorst”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se ndër të tjera është biseduar edhe për perspektivën e dialogut me Serbinë.
“Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme sidomos për drejtësi e punësim, raportet e shteteve në Ballkan si dhe për perspektivën e dialogut me Serbinë”, ka thënë Kurti,

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb