Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Kurti e falënderoi ministrin Tajani dhe shtetin italian për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. “Ne e shohim Italinë në thelb të BE-së dhe NATO-s dhe si një prej aleatëve kryesorë të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh kryeministri në fillim të takimit.

“Biseduan për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, duke përfshirë organizimin e një forumi biznesor për më shumë ndërveprim mes kompanive të të dyja vendeve, me qëllim rritjen dhe thellimin e raporteve e të shkëmbimeve tona”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim thuhet se përgjatë takimit kryeministri nënvizoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe rëndësinë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat, tashmë që po bëhen pothuajse dy vjet nga aplikimi për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, i shprehu mirënjohjen ministrit Tajani për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë rrugëtim.

Kurti gjithashtu theksoi nevojën për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për të cilat edhe Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka konstatuar se kushtet janë përmbushur e masat duhet të hiqen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: