KOSOVE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga Gjakova ka akuzuar Presidentin  dhe Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj për pazar të përbashkët për kufijtë e Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, Haradinaj dhe Thaçi kanë bërë një pazar të përbashkët për ‘rrudhjen dhe gërryerjen’ e Kosovës.

“Thaçi e Haradinaj e kanë bërë pazarin përbashkët të rrudhje-gërryerjes të Kosovës. Njëri synon ta rrudhë vendin, tjetri ta gërryejë. Kundërthëniet e i kanë të kontrolluara e të kontrollueshme. Shteti i Kosovës ka rënë për tokë andaj edhe kërkesat e Serbinë për marrëveshje janë të mëdha”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se nga viti 2016 kur është vendosur lufta ndaj korrupsionit nuk ka pasur asnjë rast arrestimi.

“Në vend që prokurorët t’i ndjekin ministrat, kryeministri e përndoqi prokurorin Elez Blakaj. Sot çështja e aplikimit për statusin kandidat as që është në rend të diskutimit. Edhe kur nuk janë të këqij këta pushtetarë, janë të padijshëm. Partisë së Kryeministrit, e cila ju bashkua PDK në kapjen e shtetit nuk po i mungon korrupsioni, por nuk po i mungon as transparenca në korrupsion. Askush nga shoqëria civile nuk po ankohet në mungesë transparence.. Është kaluar të korrupsioni transparent. Vetëm Prokuroria nuk po sheh e nuk po dëgjon asgjë.. Në Kosovë investimet mezi e mbulojnë deficit tregtar. Në vend të ndonjë konference ndërkombëtare të donatorëve ne kemi nevojë për konferencë kombëtare të investitorëve”.-shprehet ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb