TIRANE

Kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti ka sqaruar për herë të parë të gjitha tezat dhe origjinën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në News24, Kurti tha se origjina e idesë së shkëmbimit të territoreve vjen nga Beogradi dhe se nuk kanë asnjë ekspert ndërkombëtar.

Origjina e idesë së shkëmbimit të territoreve vjen nga Beogradi. Para 3 dekadash ishte Akademia e Shkencave atje që i bënte projektet që i zbatonte politika, ndërsa tani kjo nuk mund të bëhet më dhe përzgjodhën dy institute që bënë kinse studime për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. I pari është fondacioni për shoqëri të hapur që kishte 3 teza kryesore pa asnjë ekspert ndërkombëtar dhe të gjithë ishin serbë.

Në vitin 2060 Serbia do të bjerë nga 7 milionë banorë në 5 milionë. Status quo është e dëmshme, marrëveshjet e Brukselit janë të mira, por zgjidhja më e mirë është shkëmbimi territorial, ku Serbia jep Preshevën dhe merr komplet veriun e Kosovës dhe me një shtojcë që të kompensohet Serbia për një humbje të maleve të Sharrit dhe të Brezovicës me pronësi të plotë mbi Trepcën. Një lloj palistenezimi i Kosovës ku ne merret një copë e fragmentizimi vazhdon në pjesën tjetër për premtimin për Preshevën që kushedi a bëhet. Studimi i dytë është qendra për studime euroatlantik dhe ata kanë 5 teza”- tha Albin Kurti.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: