Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, ka nisur negociatat me drejtuesit e kompanisë Kurum International sh.a, për gjetjen e rrugëzgjidhjes për ata punonjës që mbeten të papunë, si pasojë e ndërprerjes së përkohshme të punës.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanëeb se në takim po diskutohet për gjetjen e zgjidhjeve për problemin social që krijon mbyllja e përkohshme e aktivitetit prodhues të kësaj kompanie që nga muaji Gusht 2024.

Si pasojë e mbylljes së aktivitetit të dy uzinave të pakten 580 punëtorë mbeten të papunë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: