KOSOVE

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha në Prishtinë se Vjena e mbështet cilëndo marrëveshje të paqes që arrihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke mos përjashtuar as opsionet për ndryshimin e kufijve.

Kurz theksoi se Austria dhe BE-ja do ta mbështesin edhe korrigjimin e kufirit mes dy vendeve por edhe shkëmbimin territorial.

“Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Ne mbështesim këtë marrëveshje dhe nëse arrihet askush nuk do të jetë kundër saj”- ka thënë Kurz në një konferencë të përbashkët me presidentin Hashim Thaçi.

“Mendoj se kjo është në kuadër të BE-së, çfarëdo marrëveshje, edhe nëse është korrigjim i kufirit edhe shkëmbim territorial e mbështetë edhe BE-ja”, ka theksuar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb