Nga zonja Katerina
Përbërësit

Kus kusi:
2 filxhanë kus kus, 4 filxhanë lëng perimesh, ½ lç piper të kuq, 1-2 lgj qepë të thatë, 1 spec të kuq, 1 spec jeshil, 1 lgj salcë domate
2 lgj vaj ulliri, Kripë, piper i zi.

Filetot e pulës:
2 fileto pule, 1 filxhan pana, 1 gotë verë, 1 kuti konservë kërpudha, 1 lgj qepë të thatë, 1-2 thelpinj hudhër, 2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper.

Përgatitja

Përgatisim fillimisht kuskusin. Në një tenxhere hedhim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e thatë për 1-2 minuta, shtojmë më pas salcën e holluar me pak ujë, e lemë për 1 minutë dhe më pas shtojmë kuskusin, piperin e zi dhe piperin e kuq. Vazhdojmë kaurdisjen për rreth 2 minuta dhe më pas shtojmë lëngun e perimeve të vluar në raportin 1 me 2 me kuskusin. Fikim sobën dhe e lemë kuskusin mbuluar me pecetë kuzhine sa të përthithë komplet lëngun e perimeve. Në fund shtojmë specat me ngjyra të ndryshme.

Spërkasim filetot e pulës me kripë, piper dhe pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë të ngrohtë mbuluar me letër alumini në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Ndërkohë përgatisim salcën. Në një tigan hedhim vajin e ullirit, qepën, hudhrat dhe kërpudhat dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. I shuajmë më pas kërpudhat me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë panën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë derisa salca të lidhet.

Pasi filetot e pulës të jenë pjekur i servirim shoqëruar me salcën me kërpudha dhe me kuskusin me speca.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: