Recete nga znj Katerina

Përbërësit:
250 gr kus kus 🍚
1 fileto pule dhe 1 kofshë pule 🍗
1 qepë 🧅
2 speca (të kuq ose të verdhë) 🌶️
1 patëllxhan 🍆
1 kungull 🥒
1 thelpi hudhër 🧄
1 tufëz majdanoz 🌿
1/2 limon 🍋
500 ml lëng perimesh ose mishi 🥣
Kripë dhe piper 🧂

Udhëzimet:
Skuqni qepën dhe hudhrën me pak vaj në një tenxhere të thellë.
Shtoni fileton dhe kofshën e pulës dhe lërini të skuqen derisa të marrin ngjyrë të artë.
Shtoni specat, patëllxhanin dhe kungullin e prerë në copa të vogla.
Hidhni kripë dhe piper, dhe përziejeni për disa minuta derisa të zbuten perimet.
Shtoni kus kusin dhe përzieni mirë me përbërësit e tjerë.
Hidhni lëngun e perimeve ose mishit dhe lëreni të ziejë me kapak për 10-15 minuta.
Shtrydhni gjysmën e limonit, dhe shtoni majdanozin të freskët përpara shërbimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb