Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se ka ardhur koha për të diskutuar ndryshimin e Kushtetutës.

Duke dënuar rëndë vendimin e opozitës për të braktisur jetën parlamentare, ministri Majko tha se një ndër ndryshimet në Kushtetutë duhet të jetë edhe fakti se kush braktis sistemin, duhet të paguajë edhe me ekzistencën legale.

“Pjesëmarrja në sistem është e vetmja rrugë për zgjidhje. Ka ardhur koha për të diskutuar ndryshimin e Kushtetutës, ku mes të tjerash të jetë edhe parashikimi se kush braktis sistemin duhet të paguajë edhe me ekzistencën legale. Kush mendon se politika është vetëm për të përfituar kufizon veten nga frika. PD duhet të rikthehet në Kuvend”, tha Majko.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb