Sociologu Ergys Mërtiri, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Mërtiri tha se në shoqërinë tonë kush dhunon, respektohet. Ai tha se gangsterllëku në Shqipëri quhet vlerë, duke shtuar se sistemi ynë promovon “të fortët”.

Ergys Mërtiri: Dhuna dhe gangsterllëku në Shqipëri janë vlerë. Fenomeni i dhunës është i përhapur në vendin tonë. Edhe mënyra si përdoret Tik Tok tregon kulturën e gangsterit në Shqipëri. Ilir Meta thotë ‘unë i bie më të fortit’.

Edi Rama pozon me trafikantë. Ai që dhunon respektohet në këtë shoqëri, ai fiton para, bëhet deputet, bëhet drejtor. Ky sistem promovon dhunën. Kjo lloj kulture do prodhojë nesër viktima të tjera.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb