Me apo pa trajner, Bayern Munich di të jetë fitues në Champions, thyen pastër 2-0 Olympiacos duke siguruar një biletë për në fazën tjetër. Hansi Flick nuk dëshiron të flas as për të shkuarën e as për të ardhmen, thjeshtë shijon të tashmen, mbase duke qenë i vetëdijshëm se në stolin e Bayern është kalimtar. Nuk ka asnjë dyshim për trajnerin e ri, të paktën deri në fund të sezonit, e përditshmja gjermane “Bild”:



Arsene Wenger është shumë pranë stolit të Bayern shkruan “Blid” e cila saktëson se tekniku francez është i gatshëm të ulet menjëherë në stolin e rekordmenëve të futbollit gjerman. As Wenger nuk e fsheh dëshirën kur pyetet mbi këtë opsion:


“A do flisja me Bayernin? Bisedimet me Bayernin nuk do i refuzoja kurrë sepse personat që drejtojnë klubin i njoh prej më shumë se 30 vitesh. Por deri tani nuk kemi folur. Kaq mund të them momentalisht. Ajo që më ka pëlqyer gjithmonë është qe Bayerni dëshiron të luajë futboll, të marrë përgjegjësinë për te kontrolluar lojën. Kjo është karakteristikë e ekipeve gjermane, janë gati ta marrin këtë përgjegjësi. Bayerni është një ekip që do topin, që nuk ka frikë ta ketë topin, duan të bëjnë lojën dhe të dominojnë ndeshjen. Gjithë historia e klubit është e bazuar tek futbolli pozitiv”, u shpreh Wenger.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb