Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Fatos Nanon nuk e akuzoi dhe arrestoi PD-ja, por ishin ministrat e qeverisë socialiste ata që e futën në burg.
në një konferencë për mediat, Berisha tha se nuk ka asnjë krahasim mes arrestimit të Nanos dhe çështjes së tij apo të Jamarbër Malltezit.
“Fatos Nano është arrestuar për disa akuza të PS, të disa akuzave Shane Korbeci dhe disa ministra të tjerë që nuk kishin firmosur, njëri prej tyre Qemal Visha. Ishin zhdukur 10 mln ndihma humanitare për shqiptarët e uritur. Pa nam dhe nishan. E vërteta doli se Qemal Visha në atë kohë ministër nuk kishte firmosur. Nano nuk ka pasur asnjë akuzë të vetme nga qeveria e PD, se kanë qenë gati. Ai është pyetur. Janë në dosje akuzat e ministrave të tij. Të krahasosh 10 mln ndihma të zhdukura të shqiptarëve me 450 metra katrorë tokë të Jamarbër Malltezit, janë dy gjëra më të pakrahasueshme. Në dosjen e italianëve ishte firma e italianëve.”, tha ai.
(BalkanWeb)