TIRANE

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike doli mesditën e sotme në një konferencë të rëndësishme, duke publikuar fakte të reja që implikojnë kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, në Greqi, në të cilin thuhej se kryebashkiaku socialist është arrestuar në vendin fqinj për veprën penale “përdorim dhe shpërndarje të parave të falsifikuara”.

08e2eba9 D489 461d 893d 9cf8fad5e79b

Bardhi tha se vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipër. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, përdoruesi i parave të fallsifikuara në kërkim në Greqi, në Agim Kajmaku, biznesmeni i duhur për politikën kriminale të Edi Ramës.

Kujtojmë që para Kajmakut, PD “fundosi” kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetrin, për të cilin nxori dokumente, që tregonin se ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Pas dokumenteve të publikuara nga PD, Pjetri dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb