GRAMSH

Alvin Hysa është 35-vjeçari që mbyti me duar bashkëshorten e tij 32-vjeçare Gurije Hysa. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Grekan të Gramshit mëngjesin e sotëm.


Pasi ka mbytur me duar bashkëshorten në gjumë, autori i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore ka dalë nga banesa dhe ka ikur me një mushkë tek motra e tij në fshatin Lumas të Beratit. Pasi i konfirmon motrës se ka vrarë gruan, 35-vjecari rikthet sërish në banesë.


Ai është babai i tre fëmijëve, një vajzë në klasë të gjashtë dhe dy djemve, njëri në klasë të tretë dhe tjetri në kopsht.


35-vjecari njihej si tip problematik në familje dhe ushtonte dhunë të vazhdueshme sidomos me bashkëshorten. Autori ka kryer dy herë dënime për dhunë në familje dhe trajtohej me kemp si i sëmurë mendor.

Fatmirësisht në momentin e ngjarjes tre fëmijët nuk ndodheshin në banesë, por në një fshat të Beratit tek gjyshja e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)