Admir Murataj ka qenë një prej drejtuesve kryesorë të nje grupi grabitesisht ne shtetin grek. Ai u arrestua në janar të 2013 në Greqi, I akuzuar për disa grabitje në banesa, banka dhe automjete por qëndroi në burg vetëm për 2 muaj. Emri i Admir Murataj u dëgjua për herë të parë në Shqipëri në vitin 2013 kur  së bashku me 11 shqiptarë të tjerë kryen arratisjen e bujshme nga burgu i Trikallës. Me 23 mars një grup i armatosur nga jashtë burgut, sulmuan me armë zjarri rojet duke lënë të plagosur edhe dy prej tyre dhe bënë të mundur arratisjen.

Pas arratisjes nga burgu ky grup i mirëorganizuar pjesë e të cilit  ishin Admir Murataj, Ilir Kupa Marian Kola etj, vijuan aktivitetin kriminal. Si fillim ata grabitën një tavernë dhe në largim e sipër iu kundërpërgjigjën me zjarr policisë, por të shtënat rezultuan fatale për një vajzë 25 vjecare e cila ishte kalimtare.

Më 17 qershor të 2013 do vinte një tjetër përplasje mes policisë greke dhe bandës, ku nga shkëmbimi i zjarrit humbi jetën një oficer policie, baba i dy fëmijëve, 37 vjec.

Pas ngjarjes forcat speciale janë vënë pas tyre, ku nga shkembimi i zjarrit  mbetën të vrarë dy prej anetarëve të bandës. Pavarësisht se Murataj dhe grupi i tij ishin në ndjekje në 16 qershor 2013 ata guxuan  të grabisnin 1 milion euro në një bankë në Larisa, grabitje kjo që u faktua nga shenjat e gishtave të autorëve. Prej 2013, disa prej anëtarëve të ketij grupi u arrestuan, disa u vranë në përplasje me policinë ndërsa për Admir Murataj dyshohej se kishte hyrë në territorin shqiptar.

2 vjet më pas Murataj u shfaq në një ngjarje të bujshme. Më 13 shkurt 2015 rreth orës 12.30 pranë bulevardit “Zogu i Parë” nën kërcënimin e armëve bashkë me 2 të tjerë grabiti një bankë te nivelit të dytë.

Më 3 dhjetor 2015, në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas,  grabiti me armë një furgon të blinduar, që transportonte një vlerë të konsiderueshme valute.

Më 9 shkurt 2017, rreth orës 12:00 dy automjete të blinduara u përballën me grabitësit në rrugën e Rinasit, që me dhunë e nën kërcënimin e armëve grabitën rreth 3.2 mln euro.

Që prej kësaj ngjarjeje emri i Admir Muratajt nuk u dëgjua më, deri të martën kur mediat greke bënë të ditur se ishte ai që u vra pas grabitjes spektakolare në Rinas.

Admir Murataj ka pasur mbi 10 identitete por identiteti i tij i vërtetë është Admir Nikaj. Ishte nga Tropoja, por familja e tij jeton në Fushë-Prezë të Tiranës në një shtëpi luksoze dhe të pajisur me kamera sigurie. Admir Murataj njihej më herët nga policia, pavarësisht se aktiviteti i tij nuk ka qenë në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb