Policia e Shtetit vuri në pranga sot një 41-vjeçar nga Berati që terrorizonte punonjësit e karburanteve dhe i grabiste me armë e dhunë, duke kryer dhjetëra të tilla.
Aleks Prifti, i lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë, u arrestua pas një bashkëpunimi mes Drejtorive të Policisë Durrës, Bera e Fier si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Vetëm 3 ditët e fundit kishte kryer 7 grabitje, ku kryesisht përdorte silenciator. Ai u arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar në Durrës.
Ky shtetas është i njohur si person me precedentë të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri e gjobëvënie.
Gjithashtu ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.
Gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 Gusht 2017, ky shtetas ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhi me armë një argjendari në qytetin e Lushnjes.
Gjithashtu më datën 26 Qershor 2017 në Berat, ky shtetas së bashku me vëllain e tij kërcënojnë për marrje pasurie një shtetas, (vepër për të cilën vëllai është arrestuar, ndërsa ky shtetas u shpall në kërkim).
Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vprimtarie kriminale të këtij shtetasi.
Njëkohësisht po vijon puna në bashkëpunim me partnerët tanë në Itali, Belgjikë e Greqi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij personi.
(m.k/BalkanWeb)