TIRANE- Kjo është Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit privat në Tiranë, e cila dhunoi barbarisht një fëmijë 3-vjeçar. Videoja e dhunës u publikua mbrëmë në eisionin investigativ “Stop” ndërsa tronditi mbarë opinionin.

Administratorja ka mbaruar shkollën e Gazetarisë dhe më parë ka punuar në një emision investigativ, e mbi të gjitha është edhe nënë e një vajze të vogël.

Vetëm pak momente pas publikimit të videos, ajo është kthyer në njeriun më të urryer per të gjithë.

Njerëz të ndryshëm kanë hyrë në profilin e Facebook të kopshtit duke e sharë dhe mallkuar gruan që gjuante me sa fuqi kishte një fëmijë të pambrojtur, e paprekur nga lotët e tij.

Pas videos administratorja e kopshtit “Diren” u arrestua nën akuzën e keqtrajtimit të të miturve dhe të shpërdorimit të detyrës, Por sa vite burg rrezikon ajo? Sipas Kodit Penal, ajo rrezikon nga 2 deri në 5 vjet burg për akuzën e parë, dhe nëse fëmija ka dëmtim të shëndetit, nga 10 deri në 20 vjet burg.

Kështu, në rastin më të keq për të, Anjeza Shabani mund të dënohet me 20 vjet heqje lirie. Ajo u filmua dje nga emisioni “Stop” duke rrahur një fëmijë trevjeçar në kopshtin e saj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb