LONDER – Nga të gjitha thashethemet që janë bërë mbi jetën e princeshës Diana, më të rënda ishin aludimet mbi atësinë e princit Harry, për të cilin u tha se ishte i biri i James Hewitt dhe jo i princit Charles.

Shfaqja “Truth, Lies, Diana” që do të jepet në teatrin “West End” të Londrës e risjell këtë temë, pasi flet rreth lidhjes që ka pasur princesha e ndjerë me James Hewitt, gjatë kohës sa ishte e martuar me princin Charles. Më herët është spekuluar se Hewitt është babai biologjik i Harryt, edhe pse analizat e ADN-së i kanë hedhur poshtë këto thashetheme.

Sipas “Daily Mail”, dramaturgu John Conway ka thënë se vetë Hewitt kishte treguar se lidhja e tij me Dianan kishte filluar 18 muaj para lindjes së Harryt. Mirëpo ai ka mohuar të jetë babai i princit. “Fakti pse Harry ka flokë të kuqe dhe më ngjan pak mua, nuk do të thotë se unë jam babai i tij. Është vetëm një rastësi e madhe”,- ka deklaruar Hewitt.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: