Strategu i fushatës së Partisë demokratikë, Chris LaCivita ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale, ku shihet momenti ku një buf kap një brejtës.

“Kush është “Bufi” dhe kush është miu….”, shkruan LaCivita krahas videos, referuar kështu metaforën e përdorur nga kryeministri Edi Rama për kreun e PD Sali Berisha.

LaCivita pritet të jetë sot pjesë e aktivitetit që do të organizohet në orën 19:00 në sheshin Nënën Tereza, ku do të mbajë fjalën e tij krahas Sali Berishës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb