TIRANE

Djegia e mandateve të opozitës i ka hapur rrugë rikthimit në Parlament të kandidatëve, të cilët nuk fituan mandat në zgjedhjet e shkuara.

Por nga radhët e LSI-së pritet të hyjë si deputet, kandidati me numër 9 në Tiranë, Ylli Shehu.

Shehu dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ dhe pritet të bëj betimin në seancën e të martën në Parlament.

“Panorama” ka siguruar formularin e dekriminalizimit të deputetit më të ri të Parlament. Ylli Shehu sipas deklarimit të tij rezulton të jetë i dënuar për veprën penale të “Kontrabandës”.

Denimi-kontrabanda-Ylli-Shehu
Formulari i dekriminalizimit i Ylli Shehut

Ai ka shkruar në formularin e tij se është dënuar si fajtor në vitin 2007 nga Gjykata e Tiranës sipas nenit 174/i të Kodit Penal për veprën penale të “kontrabandës së mallrave të tjera”.

Në Kodin e Penal thuhet se neni 174/1 parashikon: Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në dogana, deklarimit të rreme për natyrë, llojin cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet”.

Kodi Penal-kontrabanda

Ndërkohë që Ylli Shehu në dokumentin e tij të dekriminalizimit specifikon se është dënuar me 200 mijë lekë dhe se vepra e tij penale është rehabilituar sipas nenit 69/a të Kodit Penal.

Ndërkohë që në formularin e dekriminalizimit të Ylli Shehut bie në sy se ai ka deklaruar dhe ndryshimin e gjeneraliteteve. Ai ka deklaruar se më parë ka mbajtur mbiemrin “Lala”, pra Ylli Lala.

Denimi-kontrabanda-Ylli-Shehu1-dekriminalizimi

Arsimimi

Ylli Shehu në CV-në e tij bën të ditur se ka përfunduar studimet për Juridik pranë Universitetit “Kristal” në sistemin 3+2 dhe e ka përfunduar atë në vitin 2006-2011.

Ndërkohë sipas CV të vitit 2017, Ylli Shehu që është në ndjekje të studimeve nga viti 2009 dhe në vazhdim në fakultetin Ekonomik të Tiranës.

Po ashtu ka deklaruar se është se ka si kualifikim një trajnim në organizatën “Walk Together Albania Durrës”

Eksperienca e punës

Ylli Shehu në CV e tij ka deklaruar se ka punuar si Jurist në Prefekturën e Kukësit, ka qenë këshilltar i Xhelal Mziut në Bashkinë e Kamzës. Po ashtu dhe ka drejtuar prej dy muajsh, Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Qarkun e Tiranës.

Për tre muaj, Ylli Shehu ka qenë këshilltar i Ministrit të Mjedisit, ndërkohë që në shtator të 2013 ai mori mandatin e deputetit

CV-Ylli-Shehu
CV e Ylli Shehut

 

Karriera artistike

Deputeti i ardhëm i Parlamentit është i njohur dhe për performancën e tij artistike, ai është edhe këngëtar.  Në Youtube, Ylli Shehu ka një kanal personal, ku publikon fotot dhe takimet me miqtë dhe emigrantët në Britaninë e Madhe. Këtë kanal ai e ka quajtur Ylli Angli. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe performacat e tjera artistike në këngë si ajo, kënduar nga Ylli Shehu & Sherif Dervishi e titulluar “Hasan Aga”, shkruan Panorama.

Ylli Shehu Artistike1
Ylli Shehu Artistike1


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: