TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot dhe ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme verifikimin e dy deputetëve për të cilët thotë se janë me të shkuar kriminale në Itali. Një prej tyre është Gjetan Gjetani, i zgjedhur deputet në qarkun e Lezhës, i treti në listën e PS-së.
Po kush është deputeti i denoncuar pak ditë para zgjedhjeve nga ish-kryeministri Sali Berisha?


Gjetan Gjetani, lindi në Milot, rrethi Kurbin, më 2 prill 1982. Ai ka përfunduar studimet e larta në degën Juridik, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër. Nga periudha 16 gusht 2004 deri më 31 mars 2008 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në Komisariatin Lezhë.


Gjetan-Gjetani


Nga periudha 6 qershor 2008 deri në 2 korrik 2009 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në IEVP Lezhë (burgu Shënkoll). Nga periudha 1 korrik 2011 deri më 4 nëntor 2013 ka ushtuar profesionin e avokatit në Dhomën e Avokatisë Lezhë. Nga periudha 5 nëntor 2013 dhe deri në zgjedhjen si deputet ka qenë në detyrën e përgjegjësit të ZVRPP Kurbin. Këto të dhëna janë publikuar në faqen e Partisë Socialiste.

PS per Gjetanin

DENONCIMI I BERISHËS
Më 9 qershor, 16 ditë para zgjedhjeve parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin e një qytetari nga fshati Mali i Bardhë, ku Gjetani akuzohej për korrupsion. Për më tepër Berisha e quante edhe narko-trafikant.

Berisha shkruante se kandidati i PS-së në Lezhë Gjetan Gjetani ka marrë 5 milionë lekë për një certifikatë dhe për këtë shkak i kanë anuluar një takim në fshatin Mali i Bardhë.

Qytetari i kërkoi t’i kthente mbrapsht lekët në të kundërt nuk do të zhvillohej takimi.

STATUSI
Narko-kandidati nuk pranohet ne fshatin Mali i Bardhe!
Ai ndëshkohet per korrupsionin e tij!
Qytetari dixhital denoncon:
Narko-Kandidatin e Lezhës, Gjetan Gjetani, një fshatar, të cilit i kishte marrë 5 milionë lekë për t’i dhënë certifikatën e verdhë, i zënë rrugën tek shkonte në takim elektoral në fshatin Mali i Bardhë. Takimi u anulua!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Z.Berisha para 3 ditësh kandidati i PS Gjetan Gjetani në qarkun Lezhë kishte takim në fshatin Mal-Bardhë të Kurbinit, por dikush nga fshati ju zuri rrugën dhe nuk i lejoi të hynin në fshat; ai i kërkoi kandidatit 5 milionë lekët që i kishte marrë për t’i dhënë certifikatën e verdhë. Pas shumë debatesh takimi u anulua. Respekte z.Berisha”.

BW per gjetanin

Berisha-fb-2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb