TIRANË- Erion Veliaj ka lindur në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979, studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian. Futja e tij në politikë erdhi pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media.

Ishte viti 2003, ku Erion Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT” dhe e drejtoi atë plot 4 vite, deri në nëntor të vitit 2007. Më pas ai iu bashkua Iniciativës për Stabilitetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së. Në vitin 2011, Veliaj u bë pjesë e kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër, gjë e cila më pas i dha edhe postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Duket se ministri Veliaj ka fituar vërtet zemrën e kryeministrit Edi Rama, gjë e cila do ta çojë atë drejt garës së madhe për Bashkinë e kryeqytetit.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: